Reali rikthehet te fitorja në kampionat, mposht minimalisht Real Betisin (VIDEO)

Reali ka fituar minimalisht ndeshjen përballë Real Betisit e vlefshme për javën e tretë të La liga-s.

Sfidën e zhbllokoi mbrojtësi i djathtë i Realit, Dani Carvajal i cili shënoi një gol të bukur ‘volley’ në minutën e 61-të, pas një asistimi nga Benzema.

Ky gol i Carvajal do të vendoste edhe fatin final të takimit, duke rrëmbyer një fitore të rëndësishme për startin e kampionatit.

Real Madridi tani pozicionet momentalisht si lider i tabelës me shtatë pikë të mbledhura pas tre ndeshjeve të para.


Shtuar 28.08.2021 23:58