MOTI/ Edhe dita e diel si e gjithë java, vransira dhe reshje të pakta (FOTO LAJM)

Masat ajrore të paqëndrueshme kanë qenë prezente mbi vendin tonë këto ditë.

Dita e diel do të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim e perëndim, gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit, hera-herës reshje në formë shtrëngatash kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Era nga veriperëndimi- jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 10 m/sek.

Në fushën termike nuk priten luhatje të ndjeshme.


Shtuar 28.08.2021 23:45