Reali po punon për emërimin e drejtorit të ri sportiv, ka marrëdhënie të mira me Mbappen

Skuadra e Real Madridid po mendon për ndryshime në klub.

Pas ndryshimit të trajnerit, tani edhe Drejtori sportiv do të ndryshohet.

Të lidhura

None found

Sipas “Goal.com”, “Los Blancos” kërkojnë Luis Campos si Drejtorin e ri sportiv.

Campos ishte njëherësh analist i taktikave dhe skaut në kohën kur Jose Murinho drejtonte Real Madridin, bisedimet me të kanë vazhduar që dy muaj.

Arsyeja e emërimit të Campos, i i cili ishte Drejtor sportiv në Lille është suksesi i tij në Francë, ai ishte edhe në Monaco në periudhën kur klubi fitoi Ligën dhe arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Marrëdhënia e tij e mirë me Kilyan Mbappen është e ditur, dhe Campos mund të jetë një figurë e rëndësishme për sjelljen e francezit në “Santiago Bernabeu”


Shtuar 29.05.2021 15:34