Carlo Ancelotti ishte bindur se dy sulmuesi Mayoral dhe Mariano nuk duhet të ishin pjesë e skuadrës këtë sezon, pasi nuk bënin pjesë në planet e tij dhe këtë e dëshmoi gjatë turneut në SHBA ku nuk i dha asnjë minutë.
“Galaktikët” nuk kanë ndërmend të mbajnë asnjë zëvendësues në kokë të Benzema, duke preferuar që sa herë të jetë nevoja atë pozicion do ta mbulojë Hazard.
Pas Jovic te Fiorentina, Mayoral u zyrtarizua ditën e sotme të Getafe, ndërsa Mariano duket shumë pranë Celta Vigos.
Madrilenët kanë treguar se nuk kanë ndërmend të nxitojnë për një qendër-sulmues, gjithësesi do të jetë të vëmendshëm në merkato./albeu.com