Reali nuk ka ndërmend të heq dorë nga Mbappe, po përgatit ofertën e re

Real Madrid e ka bërë si objektiv kryesor transferimin e Kylian Mbappes në këto gjashtë ditët e fundit të merkatos verore.

Oferta e parë prej 160 milionë euro në drejtim të PSG-së për futbollistin u refuzua.

Sipas gazetës ‘Marca’, ‘Mbretërit’ po përgatisin një ofertë tjetër më të madhe në orët e ardhshme për sulmuesin.

“Los Blancos”, e dëshirojnë me çdo kusht yllin francez, në anën tjetër ‘Parisienët’ thuhet se mund ta shesin vetëm për një ofertë rreth 210 milionë euro.

E ardhmja e 22-vjeçarit do të përcaktohet brenda një jave.


Shtuar 25.08.2021 18:24