Reali largon 4 lojtarë për të financuar blerjen e Mbappe

Sipas “Goal.com”, Real Madridi do të largojë katër lojtarë në mënyrë që të arkëtojë para mjaftueshëm për ta blerë Kilyan Mbappe këtë sezon.

Lojtarët të cilët pritet të largohen sipas “Goal.com”, janë: Isco, Marcelo, Gareth Bale dhe Mariano Diaz.

Sipas artikullit, “Operacioni Dalja” parasheh që Mbappe të transferohet në “Santiago Bernabeu” gjatë këtij afati kalimtar veror dhe Reali dëshiron t’i balancojë shifrat ekonomike me shitjen e këtyre lojtarëve.

Shtuar 13.07.2021 16:07