Reali ia del të bindë yllin francez për rinovimin e kontratës

Real Madridi dhe Rafael Varane janë pranë marrëveshjes për rinovimin e kontratës.

Edhe pse kishte shumë lajme se Varane do të largohet nga klubi këtë verë, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.

Varane konsiderohet të jetë njëri nga lojtarët kryesor në mbrojtjen e Los Blancos dhe kësisoj ai pritet të rinovojë me klubin.

Real Madrid beson se Varane mund të luajë në nivele të larta edhe për gjashtë vite të tjëra. Ata e kanë njoftuar 27 vjeçarin dëshirojnë që ai të bëhet një nga yjet kryesorë të klubit.

‘Galaktikët’ po kanë probleme me rinovimin e kontratave këtë sezon, ku ‘zvarritje’ të madhe është duke ndodhur edhe për rinovimin e kapitenit të skuadrës, Sergio Ramos.


Shtuar 11.03.2021 14:40