Reali i interesuar për të, zbulohen kushtet e Antonio Contes

Antonio Conte është afër Real Madrid. Trajneri leçez u largua nga Interi dhe mediat e lidhin me një kalim te “Los Blancos”, që kanë mbetur pa trajner pas dorëheqjes së Zinedine Zidane.

Florentino Perez është gati t’i ofrojë një kontratë 2-vjeçare, por Conte dëshiron një vit më shumë. Italiani ka edhe disa kërkesa në lidhje me merkaton.

Të lidhura

None found

Strategu kërkon lojtarë me eksperiencë në mbrojtje, ndërsa dy janë dëshirat për repartet e tjera: Ngolo Kante dhe Romelu Lukaku.

Me të dy ka punuar e fituar te Chelsea dhe Interi. Tani dëshiron t’i ketë sërish në skuadër, por te Real Madrid. Në garë për stolin e Realit janë edhe Raul e Mauricio Pochettino.


Shtuar 29.05.2021 13:20