Real Madridi shtyn fluturimin për në Londër, futbollisti del negativ në testet për Covid-19 dhe i bashkohet ekipit (VIDEO)

Futbollisti, Federico Valverde do të udhëtoj me klubin e Real Madridit për në Londër, për ndeshjen e dytë gjysmëfinale në UEFA Champions League kundër Chelseat.

Valverde kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 para dy dite, por sot ai ka rezultuar negativ.

Klubi i Madridit vonoi fluturimin e aeroplanit dhe priti mesfushorin Valverde t’i bashkohet skuadrës.

Ndeshja mes Chelseat dhe Real Madridit do të zhvillohet nesër nga ora 21:00./


Shtuar 4.05.2021 12:49