Real Madridi merr frymë i lehtësuar nga dëmtimi i Karim Benzema. Francezi u largua i dëmtuar nga fusha ndaj Elches duke ndezur këmbanat e alarmit te kryeqytetasit.
Në klub filluan të dyshonin se dëmtimi mund të ishte serioz dhe me Kupën e Ligën Komapionëve afër, mungesa e tij do të ishte një tragjedi për “galaktikët”.
Benzema ishte në Valdebebas këtë mëngjes duke u trajtuar me mjekët dhe fizioterapistët e Real Madridit. Eksplorimi i parë diagnostikoi një kontrakturë në iskiumin e këmbës së majtë. Ky është një lajm i mirë për Ancelottin, megjithëse ai do të duhet të presë MRI-në e Benzemas për të konfirmuar shkallën.
Nëse më në fund do të rezultoi i tillë, Benzema mund të arrijë në ndeshjen e Kupës kundër Athletic në San Mames më 3 shkurt. r.t/albeu.com