Real Madridi ia ka bërë të qartë Marco Asensio-s se edhe në funksion të kontratë së tij që përfundon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, është koha për ta shitur brenda 15 ditëve të ardhshme.
Ancelotti ka konfirmuar se spanjolli nuk është në planet e tij, as në një ndeshje si ajo kundër Almerias, ndaj duket se roli i tij këtë vit është mjaft i qartë nëse vazhdon, do të jetë i treti apo i katërti opsion për sulmin.
Lojtari e di që kjo është një mase presioni ndaj duhet të marrë një vendim sa më shpejt të jetë e mundur. Kojtijmë se është viti i Kupës së Botës dhe e luhet në mes të sezonit.
Nëse ai nuk luan rregullisht, mund t’i kushtojë një vend në listën e Kombëtares spanjolle./albeu.com