Lojtari më i paguar i Real Madridit qëndron në stol, çfarë po ndodh me Hazard?

Eden Hazard nuk e gjen veten te Real Madridin. Edhe pse tashmë nuk është i dëmtuar, nuk është opsion për Carlo Ancelottin.

Futbollisti belg është lojtari më i paguar i ekipit dhe Perez e konsideron të rëndësishme gjetjen e një rrugë-dalje për ish-lojtarin e Chelsea.

Premier League duket se është mundësia më e mirë për sulmuesin i cili nuk ka më cfarë pret në Madrid, ndërsa largimi i tij me shumë gjasa do të realizohet gjatë merkatos së janarit.

Në Madrid do të përpiqen që t’i japin sa më shumë minuta dhe të shpresojnë që Hazard të bëjë një Botëror sa më të mirë, në mënyrë sapo të hapet merkatoja e dimrit, ofertat për të mos të mungojnë.

Chelsea e vlerëson rikthimin e tij, ashtu edhe Neëcastle duket se janë dy opsionet e preferuara./albeu.com