Reali i ka dhënë 15 ditë kohë për t’u larguar, Asensio shihet nga Roma si zëvendësues i Zaniolos

 

Real Madridi i ka kërkuar Marco Asension që të gjejë një destinacion të ri deri në fund të kësaj merkatoje, në të kundërt ai do të jetë zgjedhja e 3 apo e 4 për sulmin nga Ancelotti.

Klubi madrilen kërkon “ta heqë qafe” gjatë kësaj vere, pasi mund ta humbasë me kosto zero merkaton e ardhshme.

Me Kupën e Botës përpara, Asensio po e shikon seriozisht mundësinë e një largimi.

Në krahun tjetër, Roma mund të humbasë nga momenti në moment Nicolo Zaniolon, me Tottenham që kërkon ta marrë me çdo kusht.

Ekipi romak po sheh me kujdes situatën e Asensios, dhe mund të jetë pikërisht spanjolli zëvendësuesi ideal i Zaniolos./albeu.com