Real Madrid synon transferimin e Mbappes në 48 orët e fundit të merkatos

Mbappe nuk ka vendosur ende të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germain që i skadon në qershor të vitit 2022.

Futbollisti prej kohësh është lidhur me një kalim te Real Madridi, dhe ky opsion po vazhdon të përmendet.

Sipas mediave spanjoll, “Mbretërit” e kanë në plan të bëjnë lëvizjen e fundit për transferimin e sulmuesit më 29 gusht apo 48 orë para se të mbyllet afatit kalimtar veror.

Tek ekipi spanjoll ka optimizëm që marrëveshja mund të mbyllet, ata i besojnë lojtarit dhe dëshirës së tij për të kaluar në “Santiago Bernabeu”, ai tashmë i ka bërë të ditur drejtuesve ‘Parisienët’ se nuk do të rinovojë kontratën.

Gjiganti francez vazhdon të insistojë se Mbappe nuk është në shitje por ka mundësi që të ndërrojë mendje në fund pasi nëse futbollisti nuk rinvon atëherë do të largohej vitin tjetër si futbollistë i lirë.

“Los Blancos” do të dërgojnë ofertën e fundit më 29 gusht që pritet jetë në vlerë mbi 150 milionë euro.


Shtuar 21.08.2021 16:11