Karim Benzema nuk është përjashtuar për El Clasico të së dielës kundër Barcelonës, por Real Madrid aktualisht beson se sulmuesi i tyre ka 40 për qind shanse për të marrë pjesë në ndeshjen në Estadio Santiago Bernabeu.
Carlo Ancelotti nuk do të rrezikojë me Benzemën, pasi përparësia e Real Madridit është të sigurohet që francezi të jetë plotësisht i gatshëm për çerekfinalet e Champions League kundër Chelseat.
Los Blancos janë aktualisht 10 pikë përpara Sevillës së vendit të dytë në La Liga Santander dhe 15 pikë më shumë se Barcelona e vendit të tretë.
Siç ka shpjeguar “MARCA”, El Clasico është çelësi i shpresave të Real Madridit për të fituar titullin e La Liga Santander, por “Los Blancos” preferojnë që Benzema të humbasë ndeshjen kundër Barcelonës sesa ndeshjen me Chelsean.
Lajmi i mirë është se nga ekzaminimet mjekësore rezultoi se lëndimi i Benzemas është i lehtë. Ndërkohë, Ancelotti do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët e tij.
Bale u stërvit në ambiente të mbyllura të premten, por nuk po vuan nga ndonjë dëmtim. Fokusi i tij është në playoff-in e ardhshëm të Kupës së Botës 2022 të Uellsit kundër Austrisë.
Seanca e fundit stërvitore përpara El Clasico do të zhvillohet të shtunën në orën 11:00 CET, dhe do të jetë e hapur për mediat për 15 minuta ndërsa transmetohet drejtpërdrejt në Real Madrid TV./ h.ll/albeu.com