Real Madrid kërkon shërbimet e sulmuesit juventin

Klubi spanjoll duket shumë aktiv me kërkesat në merkato.

“Los Blancos” ka kohë që ndjek nga afër sulmuesin e Juventus-it , Federico Chiesa-n.

Sipas “El Nacional”, Real Madrid tashmë ka nisur bisedimet me klubin italian për shërbimet e sulmuesit italian. Chiesa ndodhet tek Juventus në huazim me të drejtë blerje nga Fiorentina por klubi spanjoll po mundohet të bind klubin bardhezi që t’ia shesi atyre lojtarin.

Real Madrid po mendon të ofrojë një ose dy lojtarë plus para për Chiesa-n./h.ll/albeu.com


Shtuar 9.11.2021 17:20