Reagon Garudiola: Sterling nëse dëshiron të largohet, rrugën e ka të hapur

Rasti i Sterling tronditi klubin anglez por edhe fansat e tij.Sulmesi anglez deklaroi se dëshironte të largohej nga Manchester City në një klub tjetër jashtë Anglisë.

Pas kësaj deklarate ka ardhur dhe reagimi i teknikut spanjoll Pep Guardiola.

“Nuk e dija që ai donte të largohej, as klubi nuk e dinte.Raheem është një lojtar i klasit të lartë dhe do më pëlqentë që ai të vazhdojë të luaj për ne.Ai dëshiron të aktivizohet më shumë, gjithashtu edhe Mahrez, por të gjithë ankohen dhe unë nuk mund t’u garantojë atyre se do të luajnë gjithmonë.Unë e kuptoj Sterling, edhe une kam qënë dikur lojtar dhe gjithmonë kam dashur të luaj që nga minuta e parë çdo ndeshje por nuk funksionon kështu.Nëse ai do të largohet , derën e ka të hapur”, kështu është shprehur Guardiola.

Raheem Sterling është duke parë një transferim të mundshëm larg kampionatit anglez.


Shtuar 16.10.2021 12:30