Allegri: Roma një ekip i fortë, na pret një ndeshje e vështirë

Në një konferencë për shtyp që po mbahet në këto çaste, Allegri ka prekur deri më tani disa çështje.

“ Roma ndodhet 4 pikë para nesh. Është një ekip i fortë dhe i rizgjuar që pas ardhjes të Mourinho-së.Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, duhet të jemi të fokusuar dhe të tregohemi të kujdesshëm”, është shprehur tekniku italian .

Gjithashtu ai ka folur edhe për disa lojtarë.

“Morata do të stërvitet sot, nuk besoj se do të jetë i gatshëm të rikuperohet por do të shikojmë deri në fund.Dybala me shumë mundësi nuk do të grumbullohet, besoj se do i duhen dhe rreth 10 ditë të rikuperohet.Kean ndjehet mirë, është gati , mund të nisë dhe si tilluar nuk i dihet.”

Ky ka qënë një fragment nga intervista që po jep tani Allegri përpara gazetarëve./albeu.com


Shtuar 16.10.2021 12:36