Ravanelli: Zhegrova ka cilësi të jashtëzakonshme dhe duhet të ketë më shumë liri

Fabrizio Ravanelli ka kërkuar që Edon Zhegrova të trajtohet në mënyrë të veçantë, pasi sipas tij futbollisti kosovar zotëron aftësi të rralla individuale dhe duhet të ketë më shumë hapësirë për të shprehur kreativitetin e tij.

Të lidhura

None found

Ish-sulmuesi i Juventusit foli për Zhegrovën gjatë një podcasti të Tuttosport në YouTube, ku tregoi edhe për diskutimet që ka zhvilluar me trajnerin Luciano Spalletti lidhur me përdorimin e anësorit kosovar.

Ravanelli, i cili e njeh mirë teknikun italian, theksoi se dëshira e Zhegrovës për të marrë iniciativa dhe për të vendosur ndeshjet kërkon një qasje më tolerante nga trajnerët.

“Gjithmonë kam qenë i dashuruar me Zhegrovën. Shpesh e kam gjetur veten duke diskutuar me Spallettin për mënyrën se si duhet përdorur”, u shpreh fillimisht Ravanelli.

Ai shtoi se Spalletti mund të jetë kërkues me lojtarët e tij, por në rastin e Zhegrovës duhet të ketë momente kur futbollisti lihet më i qetë për të vepruar sipas instinktit.

“E njoh mirë trajnerin dhe e di se është paksa i ashpër me djemtë e tij, në një kuptim pozitiv. Megjithatë, ky është një lojtar që në momente të caktuara duhet të lihet më i qetë. Ka cilësi të jashtëzakonshme dhe një forcë që duhet t’i bëjë të gjithë ta falin kur herë pas here gabon ose nuk kontribuon në mbrojtje”, deklaroi legjenda e Juventusit.

Sipas Ravanellit, humbjet e topit janë pjesë e stilit të lojës së Zhegrovës, pasi ai përpiqet vazhdimisht të krijojë raste dhe të luajë një rol vendimtar për skuadrën.

“Nëse Zhegrova humbet disa topa, kjo ndodh sepse ai rrezikon vazhdimisht në lojën e tij. Ai dëshiron të jetë vendimtar. Në Serie A shoh shumë lojtarë që marrin topin dhe e pasojnë mbrapsht. Në këtë mënyrë mund të luaja edhe unë në moshën 58 vjeç”, përfundoi Ravanelli.

Vlerësimet e ish-sulmuesit vijnë në një periudhë kur vazhdojnë diskutimet për rolin dhe mënyrën e aktivizimit të Zhegrovës, ndërsa Ravanelli beson se talenti i kosovarit kërkon mirëkuptim edhe për rreziqet që merr gjatë ndeshjeve.


sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahismarsbahisjojobet girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbetholiganbet girişholiganbetholiganbet girişholiganbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahisjojobet girişbahsegelstarzbetholiganbetjojobetjojobet girişhuhubetbetciobetcio girişbetcio günceljojobet girişjojobetjojobetjojobet girişzbahissekabet