Edhe më 3 tetor, plazhet e Vlorës kanë vijuar të presin turistë dhe pushues vendas, të favorizuar nga moti i ngrohtë dhe temperaturat që arrijnë deri në 30 gradë.
Gjatë kësaj fundjave, qytetarë të shumtë kanë zgjedhur bregdetin për të shijuar ditët e para të tetorit nën rrezet e diellit.
Të lidhura
None found
Prania e pushuesve tregon se sezoni turistik po shtrihet përtej periudhës tradicionale të verës. Në këtë fazë të vjeshtës, në Vlorë vërehet edhe një ndryshim në profilin e vizitorëve, pasi bregdeti po tërheq më shumë persona të grupmoshave të treta.
Moti me diell dhe temperaturat e larta për këtë periudhë po mundësojnë vijimin e aktivitetit turistik në bregdetin e Vlorës edhe gjatë muajit tetor.
