Karim Benzema shënoi një dopietë ditën e djeshme përballë Espanyol në tranfertë për të regjistruar fitoren e tretë të Real Madridit në këtë sezon të La Liga-s po në aq ndeshje.
Ndonëse në golin parë, që ishte i dyti për skuadrën, francezi u koordinua perfekt pas topit të dhënë nga Rodrygo për ta devijuar atë në rrjetë.
Por një rast i rrallë do të regjistrohej në minutat shtesë. Portieri i Espanyol goditi Ceballos pak centimetra jashtë zonës duke shkaktuar faull dhe ndëshkuar me karton të kuq, shkruan albeu.com
Për fat, Espanoyl i kishte kryer të gjitha zëvendësimit dhe dorezat portierit i veshi qendërmbrojtësi Cabrera.
Një rast që nuk duhej humbur nga cilido që do ta merte përsipër atë goditje, e në këtë rast ishte kapiteni Benzema i cili godet topin aty ku e kishte me të sigurtë, në krahun ku ishte bosh dhe supozohej se mbulohej nga portieri i cili në këtë rast ishte një mbrojtës dhe thjeshtë shoqëroi topin me sy./albeu.com
What a goal ??. Benzema ? pic.twitter.com/DoT0gUhyVr
— Kay (@NANAZIGIKAY) August 28, 2022