Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford ka folur për disponimin në dhomën e zhveshjes së klubit pas ardhjes së Erik ten Hag.
“Mendoj se disponimi në dhomat e zhveshjes është shumë i ndryshëm në krahasim me sezonin e kaluar. Energjia pozitive në të gjithë ekipin dhe në bazën stërvitore është gjëja më e rëndësishme për mua”, tha sulmuesi anglez, fjalët e të cilit citohen nga Manchester Evening News.
Sipas lojtarit, nëse klubi vazhdon të fitojë, atëherë të gjithë në ekip do ta shijojnë atë. Rashford tha gjithashtu se trajneri holandez ka folur për rëndësinë e kohezionit të ekipit që nga fillimi i rrugëtimit të tij në Old Trafford.
Pas 12 ndeshjeve në Premier Ligën angleze, Manchester United është në vendin e pestë me 23 pikë. Klubi nuk ka humbur shtatë takime në të gjitha garat. /G.D albeu.com/