Rangnick bëhet “tym” pas barazimit ndaj Newcastle, kritika të mëdha për futbollistët

Trajneri i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick, e ka pranuar se nuk i ka pëlqyer aspak paraqitja e dobët e skuadrës së tij në barazimin ndaj një skuadre në vështirësi si Newcastle United.

Edinson Cavani erdhi nga stoli për ta shënuar golin e barazimit në pjesën e tij, pas një paraqitje tejet të dobët nga vizitorët kohë pas kohe , gjatë të cilës ata ia dhuruan pjesërisht golin hapës në ndeshje sulmuesit Saint-Maximin.

Gjatë shumicës së ndeshjes, djajtë e kuq e humbën topin vazhdimisht, dështuan në ndërhyje ndaj kundërshtarëve dhe nuk ishin në gjendje ta kërcënonin mbrojtjen e përkushtuar dhe disiplinuar vendase.

Goli i Cavanit bëri që Rangnick të mos e pësonte humbjen e parë si trajner i përkohshëm, por një pikë e fituar të hënën nuk i ndihmon aspak Unitedit në synimin për top katërshe në Premierligë.

Unitedi është shtatë pikë larg vendit të katërt, Arsenalit, por i ka dy ndeshje në dispozicion për t’i zhvilluar.

“Sot ne nuk e kontrolluam ndeshjen, pos në disa çaste. Është e rëndësishme të jemi energjikë dhe fizikë dhe t’i fitojmë topat e dytë. Nuk ishim në nivelin tonë më të mirë në këto reparte”, tha Rangnick.

Ai shtoi: “Problemi jonë më i madh ishte gabimet që i bëmë. Madje edhe kur e shënuam golin e barazimit nuk e kishim lojën në kontroll dhe nuk i morëm vendimet e duhura. Nuk më pëlqeu aspak kjo paraqitje”. /albeu.com


Shtuar 28.12.2021 09:41