Ramos nuk debuton as nesër, PSG tregon arsyen

PSG ka konfirmuar se mbrojtësi spanjoll nuk do të jetë në gjendje të paraqitet në ndeshjen e nesërme për shkak të një dëmtimi të ri.

“Ramos është në proces të rimëkëmbjes fizike dhe së fundi ka një siklet muskulor. Javën tjetër ai do të rifillojë stërvitjen e tij individuale në fushë” thuhet në njoftimin e PSG-së.
Klubi parisien do të ndeshet ditën e nesërme me Clermont, ekip ku është pjesë edhe ylli kosovar, Elbasan Rashani.


Shtuar 10.09.2021 16:56

Tags: , ,