Sergio Ramos është duke kaluar një moment jo të mirë që pas arritjes së tij në Paris.
35-vjeçari është duke vuajtur dëmtimin dhe nuk dihet se kur do të jetë në dispozicion për të luajtur. Për spanjollin PSG po mendon të shkëpusë kontratën që ka duke e lënë si një lojtar të lirë në merkato.
Kështu, klubi francez është vënë në lëvizje për të transferuar një mbrojtës qëndror të ri. Emri i zgjedhur është ai i Jao Palhinha, mbrojtësi 26-vjeçar i Sporting.
Sipas “ O Jogo” PSG i ka bërë një ofertë zyrtare klubit portugez dhe synon që Jao Palhinha të transferohet tani në janar./h.ll/albeu.com