Gjëja kryesore është të besosh.
Sergio Ramos mbetet me shpresë për të luajtur për Spanjën në Kupën e Botës FIFA 2022 në Katar.
Mbrojtësi i PSG-së ka vuajtur nga lëndime vitet e fundit. Për këtë arsye, ai humbi pjesën më të madhe të sezonit 2021/22, por këtë sezon, veterani duket se është rikthyer në aksion, pasi ka luajtur të pesë ndeshjet për parisienët në Ligue 1.
Mbrojtësi 36-vjeçar, nëse arrin të futet në formë të mirë, mund të rikthehet potencialisht në kombëtare, pavarësisht pozicionit të Luis Enrique për ish-futbollistin e Real Madridit.
Kujtojmë se Enrique zgjodhi të mos e përfshijë Ramos në Euro 2020 verën e kaluar, për shkak të problemeve të vazhdueshme të Sergio me dëmtimet, por nuk tha se dyert e kombëtares ishin të mbyllura për Ramos.
Sergio Ramos është rekordmeni spanjoll për numrin e ndeshjeve të luajtura për kombëtaren, prej të cilave tashmë janë 180.
Sipas Diario AS, Ramos mbetet i bindur se Enrique do të ndryshojë mendje dhe do të thërrasë Sergio në ekipin e tij për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve. /albeu.com/