Rakitic i bashkohet klubit saudit, Al-Shabab

Ivan Rakitic është larguar nga Sevilla duke kaliuar në Al-Shabab të Arabisë Saudite, ka njoftuar skuadra e La Liga të martën.

Raktiv ka luajtur për Sevilla 238 ndeshje në dy periudha të ndryshme. Kontrata e kroatit me skuadrën spanjolle do të përfundonte në fund të sezonit.

“Ne kemi rënë dakord për një marrëveshje me skuadrën e Ligës Pro Saudite Al Shabab Club për transferimin e Ivan Rakitic, i cili do të mbyllë periudhën e tij të dytë me ne”, ka njoftuar Sevilla.


Shtuar 30.01.2024 21:03