Ndeshjet e Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat për tifozët kuqezi

Para finaleve të kampionatit Europian “Gjermani 2024”, Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”, Hungari.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga dita e sotme do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për dy takimet miqësore në jegymester.hu

Linku për të blerë bileta në ndeshjen Shqipëri – Lihtenshtejn: Bileta për ndeshjen Shqipëri – Lihtenshtejn

Linku për të blerë bileta në ndeshjen Shqipëri – Azerbajxhan: Bileta për ndeshjen Shqipëri – Azerbajxhan

Lexoni me kujdes manualin e mëposhtëm për të blerë bileta për ndeshjet miqësore Shqipëri – Lihtenshtejn dhe Shqipëri – Azerbajxhan:

Nevojitet të regjistroheni në jegymester.hu në mënyrë që të blini biletën.

Të dhënat e detyrueshme që do ju kërkohen në momentin e blerjes së biletës suaj si: Emër/E-mail/Fjalëkalim të cilat duhet të jenë të sakta.

Pasi të zgjidhni ulësen tuaj ju mund të procedoni me pagesën përmes disa metodave: Pagesë me kartat VISA, MASTERCARD, MAESTRO si edhe AMERICAN EXPRESS.

Bileta është elektronike, por ju keni të drejtën edhe ta printoni. Vini re, nëse bileta nuk vjen brenda 5 minutash në postën tuaj elektronike (e-mail) lutemi të kontrolloni kartelën SPAM.


Shtuar 13.05.2024 17:20