Inter përballet të mërkurën me Liverpool në Champions League dhe për Corriere dello Sport ka dhënë një interviste Rafa Benitez, trajneri që i ka drejtuar të dyja këto skuadra në të shkuarën dhe që së fundmi u shkarkua nga Everton.
“Do të përballen dy skuadra që kanë shifra të ngjashme: si golat e shënuar, gjuajtjet në portë dhe zotërimin e topit, ku janë superiorë ndaj skuadrave të tjera në kampionatet respektive”.
“Nuk pres që kjo përballje e dyfishtë të ketë një favorit të qartë, por do jenë dy ndeshje shumë interesante në të cilat do të triumfojë skuadra që do të ketë në kontroll topin.
Të dyja skuadrat kanë cilësi dhe teknikë. Mendoj se Liverpool është pak më i avantazhuar, prandaj them se shanset për kualifikim janë 51% për anglezët dhe 49% për Interin”, është shprehur Benitez./ h.ll/albeu.com