“Qëndron”, Georgina zbulon të ardhmen e C. Ronaldos

Nga Spanja vjen një dhënë e rëndësishme e merkatos për Cristiano Ronaldon. E zbulon Georgina Rodriguez, partnerja e CR7, gjatë xhirimeve të dokumentarit për jetën e saj.

E pyetur nëse e ardhmja e “yllit” portugez do të ishte në Itali, duke qenë se ka edhe një vit kontratë me bardhezinjtë, ajo u përgjigj: “Se queda (qëndron). Në këtë mënyrë, Georgina, hedh poshtë zërat për lamtumirën e mundshme të CR7 nga Juvja pas kthimit të Allegrit.


Shtuar 30.05.2021 09:29