Që nga 21 shkurti, përse Gattuso nuk po prononcohet për mediat pas ndeshjeve?

Napoli arriti të siguronte një fitore të madhe ndaj Milanit në sfidën e vlefshme për javën e 27 të Serie A.

Mjaftoi një gol i Politanos, për ti dhënë një tre pikësh shumë të rëndësishëm skuadrës së drejtuar nga Gattuso.

Por, pavarësisht suksesit në Milano, në konferencat për shtyp të Napolit po ndodh një gjë e quditshme.

Klubi ka zgjedhur që të mos prononcohet për media pas ndeshjeve që nga 21 shkurti, ditën kur Napoli u mposht nga Atalanta me rezultatin 4-2.

Mediave italiane ju mbetet vetëm të shikojnë postimet e lojtarëve pas ndeshjeve.

Si duket ky vendim i përket zërave dhe lajmeve që rridhnin nga klubi për shkarkimin e Gattusos dhe problemeve me lojtarë.

Heshtja vazhdon dhe nga Napoli nuk është prononcuar askush edhe pas suksesit në San Siro. /albeu.com/


Shtuar 15.03.2021 08:47