Puthje pasionante para kamerës, Wanda dhe Icardi nuk përmbahen pas ribashkimit (VIDEO)

Kriza mes Mauro Icardit dhe Wanda Naras duket se ka marrë fund! Ata kanë dhënë një shfaqje para kamerave, teksa në sfond kishin Kullën Eifel, Paris.

Duket se Wanda ka lënë pas krahëve tradhtinë e sulmuesit argjentinas dhe në ditët e fundit të dy kanë postuar dedikime për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Sot ishte dita e “vulës” mbi këtë çështje që u kthye në telenovelën e muajit të fundit. Provat i ka publikuar Icardi në rrjetet sociale, ku ka postuar videon ku shfaqet ai me Wanda-n duke u puthur plot pasion para dritave të Kullës Eifel.

Gjithçka teksa filmohet e fotografohet, me siguri si pjesë e intervistës në të cilën Uanda do të tregojë gjithçka për tradhtinë e Icardit me Çina Suarez.


Shtuar 18.11.2021 11:00