Publikohen fotot e uniformës së re të Milanit (FOTO LAJM)

Portali i njohur FootyHeadlines ka publikuar fotot e bluzës së parë të Milanit për sezonin e ardhshëm si dhe fanellës që do të mbajë veshur portieri.

Kështu në dizajnin e ri vihet re prania e 5 vijave vertikale të zeza, duke nisur nga ajo qendrorja që është më e gjerë dhe dy të tjera nga çdo anë, që vijnë duke u ngushtuar.

Shiritat e kuq mbeten po 6, të gjithë të të njëjtës gjerësi, ndërsa në pjesën e pasme është shkruar “Sepmre Milan” me ngjyrat e kuq dhe të bardhë.

Sa i përket uniformës së portierit, pritet të jetë me ngjyrë të verdhë fosforeshente, ndërsa debutimi zyrtar i fanellave të sezonit 2021-2022 mund të bëhet që në javën e para fundit të këtij sezoni ndaj Cagliarit në “San Siro”.

Shtuar 6.05.2021 01:05