Paris Saint-Germain mund të regjistrojë një arritje të re në historinë e “Topit të Artë”, pasi pritet që 10 futbollistë të klubit parisien të përfshihen në listën prej 30 kandidatësh për edicionin e vitit 2026.
Të lidhura
None found
Gazetari Ben Jacobs raporton se emrat e lojtarëve të PSG-së pritet të publikohen nga France Football si pjesë e garës për çmimin prestigjioz individual.
Lista e parashikuar përfshin Ousmane Dembele, Khvicha Kvaratskhelia, Desire Doue, Vitinha, Fabian Ruiz, Joao Neves, Willian Pacho, Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes. Në mesin e kandidatëve pritet të jetë edhe Bradley Barcola, i cili tashmë është transferuar te Liverpooli.
Në rast se këto parashikime konfirmohen, PSG do të përfaqësohet në të gjitha repartet e fushës, me katër futbollistë ofensivë, tre mesfushorë dhe tre mbrojtës.
Klubi francez do të përmirësonte kështu rekordin e vendosur prej tij një vit më parë, kur kishte nëntë lojtarë të nominuar pas sezonit historik të triumfit në tripletë.
Një rekord i tillë do të forconte edhe më tej imazhin e PSG-së si një prej klubeve dominuese të futbollit evropian gjatë kësaj periudhe.
