Paris Saint-Germain nuk ka hequr dorë nga Mika Godts dhe synon të paraqesë një propozim të ri, pasi Ajaxi refuzoi ofertën e parë prej 40 milionë eurosh.
Telegraaf raporton se klubi parisien po përgatit një ofertë që pritet të arrijë në rreth 50-55 milionë euro, me synimin për të gjetur gjuhën e përbashkët me Ajaxin.
Të lidhura
None found
Kampionët evropianë besojnë se marrëveshja mund të mbyllet, duke qenë se tashmë kanë rënë dakord me sulmuesin anësor belg shumë të vlerësuar për kushtet personale.
Gjigantët e Eredivisie e kanë bërë të qartë më herët se Godts do të largohej vetëm nëse për të ofrohet çmimi i duhur.
Futbollisti 21-vjeçar shihet si pasuesi i Bradley Barcolës, i cili mund të largohet gjatë kësaj vere, ndërsa Liverpooli ka shfaqur interesim për të.
Godts, pas paraqitjeve të shkëlqyera në sezonin 2025/26, e ka ruajtur formën edhe në edicionin kualifikues të Ajaxit për Ligën e Konferencës, ku deri tani ka realizuar një gol dhe ka dhënë dy asistime në tre ndeshje.
