Nuk ka asnjë hap përpara mes Interit dhe Skriniar për rinovimin e kontratës.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, interesi i PSG-së për sllovakun mbetet ende i gjallë, aq sa parizienët do të provojnë përsëri në merkaton e dimrit.
Por oferta e verës, rreth 60 milionë euro, do të përgjysmohet pasi kontrata e Skriniar skadon në qershor, dhe PSG pritet të ofrojë rreth 30 milionë euro./h.ll/albeu.com