PSG në “pole position” për nënshkrimin me Pogba

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme që dy vite, “Djajtë e Kuq” nuk kanë arritur ta bindin francezin për rinovimin e kontratës.

28-vjeçari sapo të nis viti 2022, është i lirë të hap negociatat me klubet e tjera ose edhe të nënshkruajë kontratë paraprake,

Real Madrid  prej disa sezonesh ndjek situatën e tij, por Fichajes raporton se PSG është favoriti dhe klubi më i afërt që të arrijë marrëveshje me francezin.

Raporti shton se dialogu mes klubit të Ligue 1 dhe agjentit Mino Raiola do nis vitin tjetër.

Pogba mbetet lojtar i rëndësishëm i Man Unitedit me shtatë asistime në 12 paraqitje në të gjitha garat.


Shtuar 2.11.2021 15:36