PSG me dy raste të reja pozitive në ekip

PSG ka konfirmuar se Angel Di Maria dhe Julian Draxler kanë kaluar në izolim pasi kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Dy lojtarët e PSG-së ishin të fundit që kthyen rezultate pozitive, pasi Danilo, Lionel Messi, Sergio Rico, Juan Bernat dhe Nathan Bitumazala gjithashtu u konfirmuan me COVID-19 në fillim të këtij viti kalendarik.

Bernat dhe Messi janë kthyer tashmë në Paris pasi rezultuan negativë në testin e tyre të fundit PCR dhe të dy janë rikthyer në seancat stërvitore të ekipit, pasi PSG do të përballet me Lyon të dielën në orën 20:45.

Ndërkohë, Liga Profesionale Franceze e Futbollit (LFP) ka konfirmuar shtyrjen e katër ndeshjeve që fillimisht ishin planifikuar të zhvilloheshin të shtunën për shkak të shpërthimeve të COVID-19 brenda ekipeve./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.01.2022 17:49