PSG – Mbappe drejt një marrëveshje, por vetëm për një sezon

Kylian Mbappé është shumë pranë rinovimi të kontratës me PSG-në, por vetëm për një vit. Sipas gazetës franceze “Le Parisien”, 21-vjeçari ka pranuar të nënshkruajë marrëveshjen e re deri në vitin 2023 e jo deri në vitin 2025, sikurse ishte propozimi i klubit. Kuptohet qartë që talenti francez dëshiron të largohet në një klub tjetër të madh europian dhe kjo mund të ndodhë në përfundim të sezonit të ardhshëm, kuptohet nëse Parisi dëshiron të përfitojë nga kartoni i tij, në të kundërt do të ndodhë me parametër zero.

Marrëveshja e re, pritet të bëhet zyrtare së shpejti. Vendimi, me shumë gjasa, lidhet me krizën ekonomike të Real Madridit, që në pamundësi për ta blerë këtë verë, shpreson ta bëjë të tijin lojtarin pas një viti.


Shtuar 19.05.2021 19:04

Tags: ,