Xhafaj pas shpalljes së Berishës non-grata: Përshëndes vendimin e drejtë të DASH

Fatmir Xhafaj e ka konsideruar të drejtë vendimin e DASH për shpalljen non grata të ish kryeministrit Berisha. Përmes një postimi në twitter, Xhafaj thekson se ky është një sinjal i qartë e konseguent për nevojën jetike për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Xhafaj  shprehet vendimi i DASH është është një mesazh i qartë i SHBA-ve në mbështetje të drejtësisë së re dhe të pavarur.

“Përshëndes vendimin e drejtë të DASH i cili është një sinjal i qartë e konseguent për nevojën jetike për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Ky është një mesazh i qartë i aleatit tonë strategjik në mbështetje të drejtësisë së re dhe të pavarur”, shkruan Xhafaj.

Shtuar 19.05.2021 19:06