Gianluigi Donnarumma ka edhe një pengesë tjetër tashmë te PSG, përveç Keylor Navas.
Portieri nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë skuadrën e tij, pasi ka pësuar një dëmtim.
Dëmtimin e portierit e ka konfirmuar edhe vet skuadra e PSG. Po ashtu, në listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e sotme, Donnarumma nuk shihet në listë.
Italiani ka pësuar një lëndim muskulor dhe akoma nuk dihet saktë se sa kohë do të mungojë ai për PSG.
Megjithatë, e rëndësishme për italianët është se ai pritet të jetë gati për fazën Play Off kundër Portugalisë.