Këto janë fjalët e para e Donnarummas si lojtar i PSG-së

Gianluigi Donnarumma është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Paris Saint Germain.

Donnarumma erdhi tek PSG me parametër zero pasi nuk vazhdoi kontratën me Milanin. Ai fitoi Kampionatin Evropain, “Euro 2020” me Kombëtaren e Italisë ku u shpall edhe lojtari më i mirë i këtij kampionati.

21 vjeçari u shpreh tejet i lumtur me transferimin e tij tek gjiganti francez.

“Jam vërtet i lumtur që jam pjesë e një klubi të madh si PSG, ndihem gati ta nis një aventurë të re dhe të rritem si lojtar. Me Parisin dua të fitoj sa më shumë që është e mundur dhe ti bëj tifozët e lumtur”, deklaroi Donnarumma për uebfaqen e PSG-së.

Donnarumma ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare deri në vitin 2026.


Shtuar 14.07.2021 21:20