PSG, Keylor Navas po mendon largimin

Dueli në shtëpinë e PSG-së midis Navas dhe Donnarumma duket se nuk po i bënë mirë asnjërit.

Portieri italian foli kohët e fundit (“Më shqetëson konkurrenca me Navas”) dhe mendimet e tij duket se i kanë shkuar në vesh Navas-it. Gazetari Mohammed Al Kaabi raporton se kjo situatë mund të çojë në një vendim drastik.

Kjo gjë ka ndodhur edhe në kohën kur Navas luante për Real Madrid, ku ai bashkë me Courtois kishte një konkurrencë për vendin e titullarit dhe në fund portieri nga Costa Rika vendosi me dëshirën e tij të largohej nga klubi spanjoll.

Gjithashtu sipas gazetarit nga Katari, Mohammed Al Kaabi, Keylor Navas do të kërkojë largimin në fund të sezonit./h.ll/albeu.com


Shtuar 16.11.2021 14:25