PSG kalon në gjysmëfinale të Kupës së Francës

Paris Saint-Germain ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Francës, duke eliminuar Nicen me rezultat 3-1.

Pas 14 minutash lojë, Kylian Mbappe kaloi parisienët në epërsi me një asistim të Fabian Ruiz.

Në minutën e 33-të, Ruiz ndryshoi rol, nga asistues në golashënues, kur shënoi për 2-0 me një bashkëpunim me Ousmane Dembelen.

Katër minuta më vonë, Nice shqetësoi PSG-në, kur shënoi për 2-1 me anë të Gaetan Laborde.

Por, kalimin në gjysmëfinale të PSG-së e vulosi talenti Lucas Beraldo, kur shënoi në minutën e 60-të për 3-1.

Në gjysmëfinale, PSG do të ketë përballë Rennes, që eliminoi Le Puy-en-Velay. /Telegrafi/


Shtuar 13.03.2024 23:16