PSG heq dorë nga Skriniar? Klubi parisien gati të nënshkruajë me mbrojtësin francez të Leipzig

Paris Saint German është në bisedimë për të nënshkruar me mbrojtësin francez të skuadrës gjermane të Leipzig, Nordi Mukiele.

Operacioni mund të finalizohet për një shumë rreth 10 milion euro, edhe pse lojtari ka një kontratë më klubin aktual deri në vitin 2023, raporton L’Equipe.

Kujtojmë që orët e fundit ka pasur një “zbehje” të negociatave mes klubit francez dhe Interit për Skriniar, e ndoshta kjo lëvizje e fundit për të siguruar shërbimet e një tjetër mbrojtësi, do të thotë heqje dorë nga skllovaku./albeu.com


Shtuar 20.07.2022 16:19