PSG akuzohet se po përpiqet të ndikojë në rezultatin e Topit të Artë

Paris Saint-Germain është akuzuar se ka lobuar te organizatorët e Topit të Artë për të siguruar një fitore për Lionel Messin.

CFARE NDODHI?
Sipas një raporti në Le Monde, zyrtarët e PSG-së u përpoqën të ndikojnë në Pascal Ferre, ish-kryeredaktorin e France Football dhe organizatorin e Topit të Artë. Thuhet se zyrtarët e klubit parizian kërkuan të fitonin mbështetje nga Ferre përmes favoreve të ndryshme. Raporti thotë se klubi shpresonte se Messi do ta fitonte trofeun gjatë kohës së tij në kryeqytetin francez.

Sipas Le Monde, hetimi u fokusua kryesisht tek ish-drejtori i komunikimeve, Jean-Martial Ribes. Një raport i Inspektoratit të Përgjithshëm të Policisë Kombëtare të nëntorit 2023 thotë: “Ribes kërkoi të merrte bileta për ndeshjet e futbollit të PSG-së nga gazetarë, politikanë, të zgjedhur, anëtarë të kabineteve ministrore apo presidencës, artistë”.

Nëse PSG u përpoq të fitonte favorin e zyrtarëve të Topit të Artë, ata ishin të pasuksesshëm – Messi nuk e fitoi trofeun e lakmuar në kohën e tij në klub. /AlbEu.com/


Shtuar 6.01.2024 15:58