Pronari i Man City ndihmon oligarkët dhe zyrtarët rusë për investime në Emiratet e Bashkuara Arabe

Pronari i Man City dyshohet se ka lidhje me oligarkë dhe zyrtarë rusë.

Sipas Bloomberg, Sheikh Mansour bin Zayed Al Nayan po ndihmon rusët e pasur të transferojnë para në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sheikh Mansour, duke qenë një anëtar i familjes mbretërore në pushtet të Abu Dhabi, ishte i përfshirë më parë në zhvillimin e marrëdhënieve midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Rusisë, por pas situatës në Ukrainë, ata filluan ta kontaktojnë atë më shpesh, dhe pronari i City ofroi ndihmë e madhe për ata që aplikuan.

Zyrtarë të rangut të lartë të qeverisë ruse, oligarkë dhe drejtues të kompanive të mëdha nga Rusia kontaktuan me Sheikhun për çështjen e investimeve në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Disa prej tyre duan të blejnë penthouse në Dubai dhe makina luksoze, të tjerë kanë nevojë për ndihmë për të hapur llogari bankare dhe kompani. Kjo për faktin se Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë vendosur asnjë sanksion kundër Rusisë.

Sheikh Mansour dhe Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe nuk pranuan të komentojnë. /albeu.com/