Shiten 832 mijë fanela të Messit në 24 orë, 105 mln dollarë arkëtim, PSG: Ai është një diamant

Messi shet 832 mijë fanela te tijat në 24 orë. Shifta arrin në 105 mln dollarë.

Messi do të paguhet me një pagë vjetore prej 41 milionë dollarësh në PSG. Por në 24 orët e para të mbërritjes së tij, klubi ka shitur tashmë 832,000 fanella, duke sjellë 105 milionë dollarë të ardhura.

Klubi mban rreth 10%, kështu që është 10.5 milion dollarë fitim në ditën e parë.

Kur Paris Saint Germain e quajti diamant Messin kishte të drejtë.

Klubi parizien bëri zyrtare nënshkrimin me lojtarin më të mirë, fituesin e 6 Topave të Artë, Lionel Messin për një kontratë 2-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon deri në vitin 2024, teksa fanella që do të mbajë do të jetë ajo me numër 30 si në debutimin e tij me Barcelonën./albeu.com/


Shtuar 13.08.2021 10:44