Alvaro Morata mbeti te Juventusi, por Zonja e Vjetër e transferoi Dusan Vlahovicin, që do të thotë se 29-vjeçari nuk konsiderohet më si sulmuesi kryesor.
Huazimi dyvjeçar i Moratas përfundon në verën që vjen, nga i cili Atletico ka përfituar 10 milionë euro, por te Los Rojiblancos janë të vetëdijshëm se Bianconerët nuk do ta aktivizojnë opsionin e blerjes për 35 milionë euro të tjera.
Në ndërkohë, Diego Simeone nuk e ka në planet e veta sulmuesin, ashtu që drejtorët do të përpiqen t’i gjejnë një klub të ri na afatin kalimtar veror që do ta paguante shumën e lartpërmendur dhe do t’ia jepte pagën e lartë futbollistit.
Drejtorit sportiv të Atletico Madridit, Andrea Berta, do t’i ngarkohet detyra që të gjejë një klub të ri për Moratan në verën që vjen.
Liga Premier mund të jetë destinacioni potencial, sepse klubet angleze e kanë fuqinë financiare për të paguar çmimin e klubit dhe pagat e lojtarit.
Morata, i cili është duke kaluar një periudhë të vështirë në karrierën e tij, në ditët e fundme të afatit kalimtar të janarit ishte lidhur edhe me një kalim te Arsenali që nuk u realizua.