Lajm i keq për Romën. Marash Kumbulla i cili ishte i angazhuar me Kombëtaren “kuq e zi” gjatë ndeshjes kundër Anglisë, u detyrua të largohej nga fusha për shkak dëmtimi.
Sipas raportimeve nga kombëtarja shqiptare, lojtari nuk i është nënshtruar ende testeve diagnostike dhe shkalla e dëmtimit do të vlerësohet sa më shpejt që të jetë e mundur me kthimin e tij në selinë e Romës. /albeu.com/